Rriten kredite e keqia
Kredite e keqia kane kaluar 15 milione euro, duke arritur nje nivel rekord ne vend. Te dhenat e Shoqates se Bankave bejne te ditur se per muajin nentor te vitit qe lame pas totali i kredive te keqia arriti ne pese per qind te portofolit ne Nentor krahasuar me nje muaj me pare. Nderkohe, krahasuar me janarin e vitit te shkuar, kredite keqia pothuajse u dyfishuan duke arritur ne 160 milione euro. Sistemi bankar u perball me nje krize besueshmerie gjate muajit tetor dhe nentor dhe per pasoje pati nje terheqje te rreth 345 milione euro nga depozitat. Pavaresisht ketyre levizjeve, me se shumti te kryera nga efekte psikologjike, bankat ne Shqiperi qendrojne ne nivele te kenaqshme fitimi. Normat e raportuara te fitimit te bankave, likuiditetit dhe aktivitetit financiar jane ne parametra te pelqyeshem dhe aspak te rrezikshme.