E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten me 10.9% kontributet e sigurimeve shoqërore, 939 milionë euro në 6 muaj

TIRANË, 15 korrik/ATSH/ Kontributet për sigurimet shoqërore vijojnë rritjen, ku vetëm në gjysmën e parë të vitit 2026, janë arkëtuar 93.9 miliardë lekë ose rreth 939 milionë euro.

Sipas statistikave të publikuara nga Agjencia për Medie dhe Informim gjatë kësaj periudhe janë  arkëtuar 10.9% më shumë kontribute për sigurimet shoqërore se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja është mbështetur nga pagat më të larta, formalizimi i ekonomisë, pagat referencë në sektorët kryesorë, rritja e pagës minimale dhe zgjerimi i aktivitetit ekonomik.

Një treg pune më formal dhe më shumë kontribute nënkuptojnë një skemë sigurimesh shoqërore më të qëndrueshme dhe më shumë garanci për qytetarët.

1 nga 5

/m.m/ /a.g/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›