E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten me 35.2 perqind importet ne Kine

Kina ka raportuar nje rritje surprize te importeve gjate muajit gusht gje qe ka cuar ne nje renie te tregtise te rezervave te saj me 20 miliarde dollare.

Importet jane ngritur me 35.2 per qind krahasuar me vitin e kaluar me shpejt nga parashikimi i eksperteve te ekonomise qe ishte 26.1 per qind. Kjo do te thote se importet jane rritur pak me shpejte se eksportet qe jane rritur vetem me 34.4 per qind ashtu sic parashikohej.

Lajmi i cili vjen pas nje kontraktimi te deficitit tregtar te Shteteve te Bashkuara mund te dobesoje kritikat mbi praktikat e tregtise se Kines ne Amerike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›