E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permiresohen treguesit ekonomike ne SHBA

Papunesia ne Shtetet e Bashkuara ka rene javen e kaluar me 27 mije njesi duke zbritur ne kuoten 451 mije njesi. Shifra ne fjale eshte me e mire se parashikimet e analisteve te cilet prisnin nje renie tek 470 mije njesi nga 472 mije qe ishte nje jave me pare.

Nderkohe deficiti tregtar ne Amerike ne korrik ra me 14 per qind ne 42.8 miliarde dollare. Edhe ky tregues eshte me i mire se vleresimet e analisteve te cilet parashikonin se renia do te ndalej ne 47 miliarde dollare nga 49.8 miliarde qe ishte ne qershor.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›