Rriten prurjet e Osumit, në rrezik përmbytje dhjetra familje në Berat
Berat- Rreshjet e shumta të shirave të rënë gjatë këtyre ditëve kanë rritur prurjet e lumit Osum në Berat, ndërsa kjo ka vënë në rrezik edhe familjet e komunitetit rom që jetojnë në këtë zonë.
Ata çdo ditë presin që banesat e tyre të përmbyten pasi mungon ngritja e një argjinature përgjatë lumit. Vetë strukturat bashkiake shprehen se projekti për menazhimin e shtratin është gati, por ka mungesë fondesh.
Kjo situatë ka disa vjet që është e tillë, pasi gjatë kësaj periudhe të gjitha zonat janë të rrezikuara nga dalja e lumit prej shtratit. Ndërkohë vendi ku jetojnë famijlet rome është edhe një vendgrumbullimi mbeturinash duke e bërë akoma më të keqe situatën.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: