Vetëm një cigare në ditë dyfishon rrezikun e femrave për atak (FOTO)
Gratë që pijnë duhan, sikur edhe një cigare në ditë janë në rrezik më të lartë për të vdekur papritmas nga sulmi në zemër dhe probleme të tjera kardiake, paralajmërojnë hulumtuesit.
Rreziku është dyfishuar në krahasim me gratë që nuk pinë duhan dhe më i lartë për duhanpirësit afat-gjatë.
Një studim i ri sugjeron se gratë duhanpirëse përballen me rreziqe të mëdha për zemrën, sesa mendohej më parë, edhe kur ato duken se janë të shëndetshme.
“Por kërcënimi mund të përmbyset brenda pesë vitesh nëse gratë lënë zakonin”,- thonë hulumtuesit kanadezë.
Roopinder Sandhu, autori kryesor i studimit ka thënë: “Vdekja e papritur nga ataku kardiak është shpesh shenja e parë e sëmundjes së zemrës në mesin e grave, kështu ndryshimet e jetesës që ulin rrezikun janë veçanërisht të

Femrat duhanpirëse…në rrezik ataku kardiak
Femrat me asnjë histori të sëmundjeve të zemrës, kanceri, apo goditje në tru që kishin pirë duhan ishin pothuajse dy herë e gjysmë më të rrezikuara për vdekje të papritur kardiake, në krahasim me femrat e shëndetshme që kurrë nuk kishin pirë. Për çdo pesë vjet të pirjes së duhanit rreziku u rrit nga tetë për qind.
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: