E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten rastet e dhunës online, CRCA raporton të dhënat: 615 raste në 2025 më shumë janë vajza

Incidentet online në një hark kohor prej një viti janë rritur me 46 përqind. Raporti Kombëtar me fokus fëmijë dhe të rinj flet për një shifër të lartë raportimesh ku dhuna online është më e përhapur tek vajzat. Të dhënat e 615 rasteve të regjistruara tregojnë se forma më e shpeshtë është bullizmi, ndjekur nga gjuha e urrejtjes dhe marrja e fotove pa autorizim.

“Ka një dhunë të hapur ndaj vajzave dhe grave në rrjetet sociale. Grupmosha më e vogël mbetet gjithmonë, sapo fillojnë fëmijët tanë të ndjekin shkollën. Përgjithësisht ajo është mosha nga e cila marrim ankesa. Mosha 7 vjeç ka më pak ankesa; sa fillojnë e rriten dhe shkojnë në 10, 11, 12 vjeç, aq më shumë rriten ankesat në hapësirat kibernetike, sepse në të njëjtën kohë rritet aksesi i tyre, botëkuptimi dhe nevoja për më shumë informacion nga ana e fëmijëve”, tha eksperti.

Analiza e incidenteve online nga isigurt.al dhe ALO 116-111, si dhe nga institucionet përgjegjëse, ngrenë shqetësimin për mbrojtjen e fëmijëve në hapësirën digjitale.

 “Janë 615 incidente të raportuara. Shpesh ankesat vijnë nga katër apo pesë profile, apo edhe më tepër“, tha ai.

Në këtë ekspozim të madh ndaj rrjeteve sociale Forumi i 11-të Kombëtar vjen në një kohë kur të dhënat kthehet në një diskutim të gjerë që nxit nevojën urgjente për ndërhyrje konkrete.

Gazetare: E. Hasanbelli 

/rtsh.al/ 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›