E Martë, 3 Nëntor 2026

Rriten sipërfaqet e mbjella në Gjirokastër, investimet në bujqësi në ndihmë të fermerëve

Pastrimi i kanaleve vaditëse ka ndikuar në shtimin e siperfaqeve të mbjella në fshatin Zenelaj. Fermerët e kësaj zone thonë se këto ndërhyrje u kanë ardhur në ndihme në rritjen e rendimentit  të të mbjellave.

Ndërkaq Spiro Diamanti, inxhinier pranë Drejtorisë së pyjeve, ujitjes dhe kullimit bën të ditur po punohet për pastrimin dhe sistemimin e kanaleve vaditëse në mënyrë që uji të shkoj në çdo parcel të  mbjellë.

“Të gjitha kanalet kryesore janë pastruar nga ana jonë me dy mjetet që kemi në dispozicion”, tha diamanti.

Pjesa më e madhe e fermerëve në fshatin Zenelaj e kanë lidhuir jetesën me prodhimet bujqësore, për ta vaditja e tokave me  ujië  është primare ne rritjen e prodhimit.

Gazetare: L. Koçiu

      

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›