E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten taksat vendore në Lezhë, paketë fiskale për ndikimin në infrastrukturë dhe bizneset ndotëse

Taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe ajo për bizneset që krijojnë ndotje më të madhe në Lezhë do të rriten.

Ky ndryshim u bë i ditur gjatë prezantimit të paketës së re fiskale për vitin 2026 nga kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu, i cili tha se investimet strategjike dhe ndotja e lartë e disa aktiviteteve diktojnë rishikimin e tarifave.

“Në investimet strategjike është miratuar komplet sistemi i parkut të energjisë me erë në zonën e Fishtës. Ndryshimet në tarifat vijnë pothuajse të gjithë tregtitë ushqimore të cilat janë ndotësit më të mëdhenj”, u shpreh Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë rritet nga 0.1% në 3%, ndërsa preken bizneset e prodhimit dhe tregtisë së produkteve shtazore, ushqimore, materialeve të ndërtimit, tregtisë së makinave, serviseve, tregtisë së pemëve, përpunimit të drurit dhe lokaleve të dasmave.

Nga rritja do të preken edhe kompanitë e internetit që shfrytëzojnë infrastrukturën nëntokësore në territorin e Bashkisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›