E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rritet çmimi i gjelit të detit

Zona e Përparimit në Peqin, është prej më të njohurave për mbarështimin e gjelave e pulave të detit. Por rritja e çmimit të drithërave ka bërë që fermerët të mbarështojnë më pak këtë vit, ndërsa çmimi i tyre të rritet.

Edhe në tregun e Fierit të njëjtat çmime, 700-800 lekë/kg peshë e gjallë gjeli i detit e 1 mijë lekë pula.

Në Lushnje, fshati Imsht është i njohur për rritjen e gjelit të detit, simbolit të tryezës së Vitit të ri. Por këtu rritësit e tyre janë përballur me një tjetër situatë. U kanë ngordhur disa qindra krerë shpendë.
 
Nuk ka statistika te sakta nga shërbimi veteriner në Lushnje për të ditur numrin e saktë të fermave të shpendëve. Njësia matëse mbetet tregu i cili këtë vit duket i boshatisur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›