Virozat, kujdes të sëmurët kardiakë

Dimri i ftohtë dhe qarkullimi i disa virozave njëkohësisht janë faktorë që ndikojnë në rëndimin e sëmundjeve kardiake, sidomos tek ata persona që e kanë të dëmtuar zemrën nga infarkte të mëparshme, tek ata që kanë probleme me aritminë apo që kanë luhatjte të vazhdueshme të tensionit:
Në një kohë që e gjithë bota ëhstë në një luftë me pandeminë, dhe vëmendja ndaj saj duket sikur ka lënë në hije sëmundjet e tjera, mjekët na kujtojnë se çfarë ndodh nga një neglizhencë. Ndërsa maska, rezulton mjeti mjaft efikas edhe për virozat e stinës. Një arsye më shumë për t’u përdorur sipas këshillave të specialistëve:
Ndërsa për të qenë të sigurt se zemra po kryen funksionin normal të saj, rekomandohet kontroll në ditën e 10 pas shfaqjes së simptomave të virozës:
Vdekjet nga sëmundjet e zemrës vijojnë të jenë vrasësit më të mëdhenj në Shqipëri. Sipas INSTAT, në vitin 2020, vdekjet nga grupsëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 52,2 % të vdekjeve gjithsej, e në këtë grup humbjet e jetës nga “sëmundjet kronike të zemrës” zënë përqindjen më të lartë me 33,1 %.