E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rritet çmimi i naftës me 22 lekë, shkon në 245 lekë/litri! Rritet edhe benzina, gazi nuk ndryshon

Çmimi i naftës është rritur me 22 lekë, ku nga sot do të tregtohet me 245 lekë/litri, nga 223 që ishte. Gjithashtu rritje kanë pësuar edhe benzina, ndërsa gazi nuk ndryshon.

Benzina nga 198 lekë/litri është rritur me 4 lekë duke shkuar 204 lekë/litri, ndërsa gazi do të vijojë të shitet me 78 lekë litri.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 245 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 233lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 204 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet”, thuhet në njoftimin e bordit.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Tetor shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi thekson se çmimet e naftës, benzinës dhe gazit ndryshojnë sipas lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›