Rritet ekonomia bie punesimi

Prodhimi i Brendshem i ekonomise eshte rritur sipas Ministrise se Financave me mbi 27 per qind ne terma reale gjate ketyre 5 viteve. Sipas FMN-se kjo ka qene nje nga rritjet me te larta ekonomike ne rajon e udhehequr kryesisht nga kerkesa e larte e brendshme. Por edhe pse prodhimi i brendshem i ekonomise eshte rritur krahasuar me vitin 2005 me mbi 2.5 miliarde dollare te dhenat tregojne se paradoksalisht numri i te punesuarve ka rene.
Ne vite normale pa goditje krizash nga jashte ekonomia shqiptare krijon mesatarisht 1-3 mije vende te reja pune. Perjashtim ben vetem viti 2007 ku rritja e forte e vendeve te punes mund te shpjegohet edhe me disa masa shtrenguese te qeverise per te ulur eveazionin ne tregun e punes ku me e debatuara ka qene ajo e referencave qe caktonte numrin e punonjesve ne kompani.
Nje dyshim ky qe nxitet edhe me shume nga fakti se vetem nje vit me vone ne 2008-en edhe pse Shqiperia shenoi nje rritje rekord ekonomike prej 7.8 per qind numri i te punesuarve ra paradoksalisht me 18 per qind.
Ne finale ne 5 vjet Prodhimi i Brendshem Bruto i Shqiperise u rrit nga 9.18 miliarde dollare ne 11.7 miliarde. Ndersa per te njejten periudhe numri i te punesuarve ra nga 931 mije vete ne 899 mije. Nje tregues ky qe mund te deshmoje se jo te gjithe po perfitojne nga rritja ekonomike.