Shtohen vjedhjet 4 te arrestuar ne nje dite
TIRAN- Policia e kryeqytetit ka bere te mundur dje arrestimin e kater shtetasve te akuzuar per vjedhje. Gajte dites se djeshme eshte arrestuar shtetasi Lucjano Kozma Belina 28 vjec lindur neVlore dhe banues ne Tirane i denuar me pare vjedhje. Arrestimi I ketij shtetasi u be pasi dyshohet se ne bashkepunim me shtetasin Bimi Beqir Mborja I arrestuar kane vjedhur nje shume parash prej 37.000 leke dhe 18 kupona per karta identiteti ne Posten Nr.8 Tirane. Nderkohe shtetasi Milard Rustem Sadiku 18 vjec banues ne Tirane u arrestua sepse dje rreth ores 19.20 ne Bulevardin Deshmoret e Kombit ne bashkepunim me nje bashkemoshatarin e tij i kane vjedhur nje shtetaseje nje varese floriri
Nga Komisariati Nr.1 ne Tirane eshte arrestuar ne flagrance shtetasi Besnik Dilaver Sedja 37 vjec banues ne Tirane. Arrestimi i tij u krye sepse dje ne mesdite ne Rrugen e Elbasanit ne bashkepunim me nje bashkemoshatarin e tij i kane vjedhur portofolin nje shtetaseje duke i marre shumen e parave prej 300 euro.
Po dje nga Komisariati Nr.1 eshte arrestuar dhe shtetasi Kledist Selami Hysa 26 vjec banues ne Tirane pasi eshte kapur nga patrulla policore ne Bulevardin Deshmoret e Kombit duke vjedhur kasetofonin e nje makine.