E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet interesi për turizmin dentar në Kukës, mjeku Yzeiraj: Pacientët më të shumtë vijnë nga Italia, Gjermania dhe Zvicra

Turizmi dentar në Kukës po njeh rritje të ndjeshme vitet e fundit, duke tërhequr pacientë nga vende të ndryshme të Europës. Klinikat dentare të qytetit po kthehen në një pikë referimi për emigrantët dhe të huajt që kërkojnë trajtime cilësore me kosto më të përballueshme.

“Turizmi dentar në Kukës ndahet në dy pjesë : pjesa e parë është turizmi dentar që vjen me turistë të huaj, italianë, gjermanë apo zvicerianë; dhe turizmi dentar sa i përket pjesës së emigrantëve të Shqipërisë. Për këta të fundit vazhdon të jetë një trend që vijnë dhe gjatë pushimeve të verës dhe gjatë vitit të ri.

Ndërsa turizmi dentar me turistët e huaj janë gjatë gjithë vitit. Nuk ka një sezon të caktuar”, deklaroi mjeku stomatolog Fatjon Yzeiraj.

Sipas mjekut, numri më i madh i pacientëve vijnë nga Italia, ndjekur nga Gjermania dhe Zvicra. Zhvillimi i turizmit dentar po ndikon pozitivisht jo vetëm në shëndetësi, por edhe në ekonominë lokale, duke nxitur shërbime të tjera si akomodimi dhe gastronomia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›