E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë/ I humbur prej 13 ditësh, vazhdojnë kërkimet për 65-vjeçarin Ylli Dine

Tepelenë, i humbur prej 13 ditësh vazhdojnë kërkimet për 65-vjeçarin Ylli Dine

Në shtratin e lumit Vjosë prej 13 ditësh vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçari Ylli Dine nga fshati Mezhgoran i Tepelenës. Prej datës 3 shkurt familja ka humbur kontaktet me të ndërsa dyshohet se është mbytur në lumin Vjosë.65-vjeçari punonte si bari në fshatrat e zonës së Tepelenës ndërsa ndër pistat kryesore për shkakun e zhdukjes së tij është rrëshqitja aksidentale në ujërat e lumit.

Pjesë e operacionit të kërkimit janë palumbarët  e RENEA-s, efektivat e policisë dhe strukturat e emergjencës. Në fundjavë në Tepelenë mbërritën dy grupe kërkim-shpëtimi nga Tirana të cilët iu bashkuan operacionit të kërkimit për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit. Pjesë e tyre janë specialistë nga Shkolla e Kërkim-Shpëtimit Alpin & Speleologjik me pajisjet e specializuara.

/RTSH/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›