E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rritet numri i diabetikëve në Elbasan, pacientët të paorientuar për fishat falas

Diabeti po prek gjithnjë e më shumë fëmjë. Në Elbasan çdo vit numri i personave adult me diabet rritet me 400 raste të reja ndërsa tek fëmijët nga mosha 0 deri në 3 vjeç ky numër rritet çdo muaj me 3 raste.

Prej një jave ka filluar shpërndarja e fishave falas të diabetit për personat të cilët vuajnë nga kjo sëmundje, por ndonëse tagrin për këtë shpërndarje e ka vetëm mjeku i familjes, jo në pak raste pacientët i drejtohen poliklinikës.

Mjekët endrokinolog të poliklinikës së specialisteteve thonë se ka shumë pacientë që janë të paorientuar për marrjen e tyre në sistem duke ju drejtuar direkt mjekut specialist dhe jo mjekut të famijes.

Fishat falas rrisin mundësinë e kontrolleve të shpeshta të sëmundjes nga vetë pacienti, ndërkohë që problem mbeten fëmijët e lindur me diabet pasi ata marrin insulinë dhe numri I fashave të dhëna është më i larte se tek personat adult.

Një pacienti diabetik mesatarisht i duhen 5-fisha në 24 orë për të matur nivelin e sheqerit në gjak.

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›