Rritet numri i lejeve të ndërtimit

Tremujori i parë i vitit 2021 ka sjellë rritje të numrit të lejeve të ndërtimit. Sipas institutit të statistikave në 3-mujorin e parë 2021 janë miratuar gjithsej 251 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 184 leje të miratuara në tremujorin e parë 2020, duke shënuar një rritje prej 36,4%. Bashkia e Tiranës ka lëshuar 74 leje, të cilat përbënin 28.6% të totalit.
Por sipërfaqja e ndërtimeve të reja u rrit me ritme më të shpejta. Sipas lejeve që i takojnë tremujorit të parë do të ndërtohen 599,446 metër katrorë në të gjithë vendin me një rritje 80% në raport me vitin 2020, por 73.7% e kësaj sipërfaqeje do të ndërtohet në Tiranë.
Që nga viti 2005, tremujori i parë këtij i viti ishte i dyti me sipërfaqen më të madhe të dhënë për ndërtim.
Sektori i ndërtimit dhe bizneset e lidhura nuk ishin të goditura nga pandemia Covid-19, duke u bërë frenuesi kryesor i rënies ekonomike. Përmirësimi i ekonomisë në vendin tonë filloi në tremujorin e katërt të vitit 2020 ku ekonomia u rrit me 2.99%. Sektorët me ecurinë më të mirë ishin ndërtimi (i nxitur dhe nga procesi i rindërtimit), që ndikoi në 1.84% të rritjes. Gjithashtu sektori i pasurive të paluajtshme ka shënuar rritje pozitive në gjithë tremujorët.