Rritet numri i papunësisë në Elbasan, 1360 persona vetëm në Gramsh
Gramsh- Numri i të papunëve është rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit në qarkun e Elbasanin dhe numrin më të lartë e mban Gramshi.
Aktualisht në zyrën e punës janë regjistruar 1360 të papunë, ndërsa prej disa javësh punonjësit e adminitratës, invalidët dhe personat që trajtohen me asistencë nuk po marrin ndihmë ekonomike.
Sektori ku gjendja është më e mirë është ai i arsimit dhe shëndetësisë, ndërsa nuk ka asnjë institucion tjetër që të ketë vende të lira pune.
Disa prej banorëve merren me biznes, por numëri i blerësve ka rënë ndjeshëm, prandaj shumica e tyre po falimenton.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: