E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ-i debitore ndaj Ujësjellësit në Gjirokastër, 8 muaj pa paguar ujin

Gjirokastër- Në shumë zona të vendit ka mungesë të energjisë elektrike për shkak të mospagesë së saj. Për këtë arsye kompania çeke CEZ shpërndarje ka lënë në terr dhjetra fshatra dhe qytete. Por në Gjirokastër ndodh ndryshe, është pikërisht kjo kompani që është debitore ndaj Ndërmarrjes së Ujësjellësit, pasi ka tetë muaj që nuk e paguan ujin.

Sipas Ujësjellësit kompania energjitike është debitori kryesor, pasi banorët e paguajnë ujin në masën 95%.

Por një problematikë tjetër është edhe koha e furnizimit me ujë, kjo pasi e gjithë Gjirokastra ka vetëm dy orë ujë në ditë. Sipas drejtuesve të Ujësjellësit koha është e shkurtër, por sistemi i matësave nuk funksionon mirë dhe çdo muaj faturohet 18 metra kub ujë për çdo abonent.

Pritet që vitin që vjen të ketë një projekt i cili do të përmirësojë furnizimin me ujë dhe do të instalohen rreth 5500 matësa të rinj për të faturuar familjet mbi sasinë që ato harxhojnë.

/IDEA/

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›