Rritet sërish niveli i Vjosës, arrin 8.3 metra/ Rrezik për përmbytje masive

Niveli i lumit Vjosë është rritur ndjeshëm, duke arritur në 8.3 metra, një shifër që konsiderohet alarmante nga autoritetet dhe strukturat e monitorimit hidrologjik.
Prurjet janë aktualisht shumë të larta si pasojë e reshjeve intensive, çka shtojnë presionin në shtratin e lumit.
LEXO EDHE: Komiteti i Emergjencave Civile/ Vengu nga Gjirokastra: Rreziku ende s’ka kaluar, vijojnë kërkimet për 76-vjeçaren e zhdukur në KorçëSituata pritet të mbetet kritike për orët në vijim, ndërsa deri tani raportohet për 11 banesa të përmbytura në Novoselë dhe 3 në Mifol.
Sipas banorëve të zonës, rritja e nivelit të ujit në Vjosë, rrezikon përmbytje masive të zonave përreth.