E Diel, 1 Nëntor 2026

Ultimatumi i Trump për Ukrainën/ Zelensky zhvillon telefonata të njëpasnjëshme me liderët europianë

Plani amerikan me 28 pika për fundin e luftës në Ukrainë ka shkaktuar konsultime të ethshme mes liderëve evropianë dhe presidentit Volodymyr Zelensky.

Ky i fundit  zhvilloi biseda telefonike të njëpasnjëshme me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe kryeministrin britanik Keir Starmer.

Merz madje anuloi një aktivitet publik për t’u bashkuar në telefonatë, ndërsa sipas Bild do të ketë shumë shpejt edhe një bisedë direkte me Donald Trump.

LEXO EDHE: Preket drejtpërdrejt sovraniteti i Ukrainës/ Draft-plani i paqes SHBA-Rusi, çfarë dihet deri tani

Në këto kontakte, liderët evropianë theksuan njëzëri se ushtria ukrainase duhet të jetë në gjendje të mbrojë sovranitetin e vendit dhe se çdo marrëveshje duhet të sigurojë interesat jetike evropiane dhe ukrainase në afat të gjatë.

Vetë Zelensky shkroi në X: “Po punojmë intensivisht mbi dokumentin që na paraqiti pala amerikane. Duhet të jetë një plan që garanton një paqe të vërtetë dhe dinjitoze”.

Në lojë hyn edhe Bashkimi Evropian: presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen do të flasë së shpejti me Zelenskyn.

Përpjekjet e aleatëve evropianë për të ngadalësuar ose bllokuar propozimin që shihet si shumë i favorshëm për Moskën pritet të jenë në qendër të samitit të G20 këtë fundjavë në Afrikën e Jugut, ku do të marrin pjesë Macron, Merz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Keir Starmer.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›