Rritja e çmimit të naftës, peshkatarët në Pogradec: Po falimentojmë
POGRADEC- Rritja e çmimit të naftës ka penalizuar peshkatarët e Pogradecit. Edhe pse peshkimi është konsideruar si burim jetese për dhjetëra familje, peshkatarët e këtij qyteti janë detyruar të reduktojnë gjuetinë e peshkut në liqen.
Kjo për shkak se nuk janë në gjendje të përballojnë shpenzimet e naftës. Shumë të tjerë u janë kthyer mjeteve artizanale për gjuetinë e peshkut. Vetë peshkatarët pohojnë për gazetën se situata është tepër e vështirë në këtë sektor dhe se janë në prag të falimentimit të plotë.
Jovan Sinjaku, një prej peshkatarëve të Hudënishtit dje u shpreh se ka shkuar për të peshkuar në liqen në orët e para të mëngjesit, por nuk ka mundur të gjuajë asgjë, përveç disa cironkave të vegjël, të cilët nuk justifikojnë as shpenzimin e karburantit. Sipas tij, varkat me pjesë motorike tashmë po kthehen në luks, pasi çmimi i karburantit po njeh vetëm rritje. “Është e tmerrshme, nuk arrijmë të sigurojmë as bukën e fëmijëve.
Kthehemi bosh dhe me humbje në shtëpi. Unë do e mbyll varkën me motor, nuk kam zgjidhje tjetër. Kështu kanë bërë edhe shumë nga kolegët e mi. Çmimi i naftës ka shkuar në stratosferë dhe nuk kemi lekë ta blejmë”, tha Sinjaku. Sipas tij, janë rreth 400 familje në Pogradec që merren me peshkim, por rritja e çmimit të naftës ka përgjysmuar numrin e tyre.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)