E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greta Koçi: Këngë për pikën time të dobët

TIRANE- Këngëtarja Greta Koçi, duket se e ka ndjerë shumë këngën me të cilën ka konkurruar në festivalin “Kënga Magjike”. E pyetur nga “Bluetooth”, Koçi
sqaron se “kënga është një dedikim për gjyshen time, e cila s’jeton më.

Ka qenë pika ime e dobët, së cilës i besoja gjithçka. Ajo më ka rritur dhe kjo këngë është më e pakta që mund të bëj për ta kujtuar atë”, - tha Greta.

Këngëtarja, përveç muzikës, është e angazhuar maksimalisht në Forumin Rinor të PD-së, si nënkryetare, post ky i cili e detyron të udhëtojë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
(m.a/bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›