E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e cmimit te energjise ERE Neser vendimi

TIRANE- Enti Rregullator i Energjise do te beje publik neser vendimin per cmimin e energjise elektrike. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare Operatori i Sistemit te Transmetimit dhe CEZ Shperndarje kane kerkuar per vitin e ardhshem nje rritje te cmimit per konsumatoret me 13 per qind. E thene ndryshe nga 9.53 leke per kilovat ore qe eshte aktualisht cmimi mesatar i energjise propozohet qe te rritet ne 10.67 leke per kilovat ore. Kryetari i ERE-s Bujar Nepravishta ka deklaruar se ne vendimin qe do te merret do te synohet mbrojtja e konsumatoreve.

CEZ ka kerkuar gjithashtu qe te hiqet fasha e konsumit prej 300 kilovat ore mbrojtese per shtresat e varfra. Nje tjeter propozim ky per te cilin Enti Rregullator do te shprehet neser. Kompania CEZ Shperndarje e ka argumentuar rritjen e cmimit te energjise me argumentin se duhen kryer investime nderkohe qe humbjet mbeten te larta per shkak te vjedhjes se energjise nga nje pjese e konsumatoreve.
m.a/News24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›