E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja e cmimit te energjise sindikatat Nuk perballohet

Nje grup sindikatash kane reaguar pas propozimit te bere te kompanive energjetike per rritjen e cmimit te energjise elektrike. Ata bejne thirrje per parandalimin e kesaj rritje. Sipas tyre rritja e cmimeve te produkteve te perditshme dhe tani edhe e energjise e ben te paperballueshme jetesen e familjeve shqiptare.

Ky lloj vendimi per rritjen e metejshme te energjise sot nuk eshte i bazuar ne logjiken ekonomike dhe madje do te thoja eshte i bazuar vetem ne orekset e shfrenuara te disa qarqeve dhe jo vetem te atyre qe merren me prodhimin dhe shperndarjen e energjise por dhe te lidhur me qarqet politike. I bejme thirrje qeverise te frenohet cdo lloj rritje sado e vogel e cmimit te energjise. Ne radhe te pare duhet te behet transparenca e poltikes energjetike qe nga kostoja e prodhimit e shperndarjes bilancet e import-eksportit te energjise. Kerkojme qe qeveria urgjentisht te shpalle zyrtarisht minimumin jetik tha Fiqiri Xibri kreu i Sindikates se minatoreve. Sindikatat paralajmeruan protesta ne rast se kerkesa e tyre nuk merren para sysh.

Guina Hoxha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›