E Diel, 1 Nëntor 2026

Shendetesia debate per buxhetin 2011

Buxheti i shendetsise eshte miratuar ne parim vetem nga deputetet e djathte. Per me shume se 60 minuta ne komisionin parlamentar te shendetsise eshte bere nje ekspoze e buxhetit nga autoritet e ministrise se Shendetsise si dhe nga ISKSH te cilet jane shprehur se buxhetet per 2011 jane rritur krahasur me nje vit me pare.

Ne total per vitin 2011 tavani i parashikuar per ministrine e Shendetesise eshte 28 miliarde e 245 milione leke. Ne vitin 2010 sipas ligjit te rishikuar te buxhetit per ministrine e Shendetesise jane alokuar 25 miliarde e 872 milione leke. Pra ne vitin 2011 planifikohet qe buxheti i sektorit shendetesor te rritet me masen 9 per qind tha Bardhi Spahiu zv.minister i Shendetsise.

Rritja nga 2010 ne 2011 eshte 7 per qind ne total. Kjo parshikon nje 14 per qindesh shtese ne zerin e rimbursimit te barnave parashikon rritje pagash 5 per qind ne gjithe sistemin shendetesor paresor parashikon dhe rritje normale ne spitalin e Durresit por edhe pastaj ne te gjithe pjeset e tjera te sistemit tha Elvana Hana drejtoreshe e ISKSH-se.

Por deputetet e opozites kane reaguar ndaj buxhetit te shendetesise duke e cilesuar ate jo te mjfatueshem nderkohe qe sipas tyre sistemi shendetsor ka deshtuar. Per kete arsye ata nuk e kane miratuar buxhetin ne parim.

Ne nuk mund ti japim dot mbeshtetje nje projektligji te till te buxhetit pasi nuk ka prioritet kryesor qeveria shendetesine e qytetarit tha Eltar Deda deputet i PS. Ne komisionin parlamentar te Shendetsise kane marre pjese edhe perfaqesues te ministrise se Financave. Pas ketij votimi ne parim pritet qe te kete nje miratim te projekt buxhetit nen per nen.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›