E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e çmimit të naftës, pasojat në ekonomi

Dy krizat e naftës në vitet shtatëdhjetë kanë shkaktuar trauma të rënda. Atëherë OPEC-u i mbylli Perëndimit rubinetin e naftës, kështu që çmimet u rritën fuqishëm. Si pasojë e gjithë bota përjetoi një rënie ekonomike.

Prodhimi i brendshëm bruto ra në vitin 1975 me një për qind dhe inflacioni u rrit furishëm sikurse numri i të papunëve. Sa e varur është sot ekonomia prej naftës? Çfarë pasojash ka rritja e skajshme e çmimit të saj?  me hollësi.

Parimisht lidhja mund të shprehet me një formulë të thjeshtë. Pa naftë shumë shpejt rrotat e ekonomisë do të ndaleshin. Konsumatorët do ti ndienin pasojat. Sepse atëherë nuk do të rridhte më benzinë nga pikat e furnizimit. Në dimër shumë banesa do të ishin të ftohta.

Shumica e ndërmarrjeve industriale nuk do të ishin më në gjendje të prodhonin, sepse për to nafta përbën një lëndë të parë të rëndësishme. Me të prodhohet për shembull plastikë, por edhe bojra, llak dhe bitum për shtrim rrugësh. Kur ndërmarrjet nuk arrijnë të prodhojnë më ose prodhojnë vetëm me kufizime, atëherë pakësohen vendet e punës. Dhe, pa naftë do të ndërpritej thuajse gjithë transportimi i mallrave.

“Fatmirësisht varësia prej naftës është ulur, eficienca energjetike është rritur....” mendon eksperti ekonomik Bert Rürup.

“Një rregull i përafërt ka qenë në të kaluarën, se një për qind rritje ekonomike do të thoshte një për qind më shumë konsum energjie. Kjo marrëdhënie ka rënë sot në diku 0,6 - 0,5 për qind,” thotë Klaus Breil i fondit të investimeve Cominvest.

Megjithatë, ekonomia: “...vazhdon të jetë e varur prej naftës. Dhe ulja e varësisë prej naftës në drejtim të burimeve të tjera energjetike po realizohet shumë shumë ngadalë.”

Rritja e çmimit të naftës do të thotë që firmat duhet të shpenzojnë më shumë për lëndë të para dhe për transport. Këto shpenzime shtesë arrihet t'i ngarkohen pjesërisht klientelës. Shoqëritë ajrore si Lufthansa ose Air Berlin e bëjnë këtë duke kërkuar prej udhëtarëve një rritje çmimi për karburantin e avionit. Por kjo është e mundur deri në një pikë të caktuar.

Sipërmarrjet kanë trysni edhe nga një anë tjetër. Nga klientët. Kur atyre u duhet të shpenzojnë më shumë për ngrohje dhe për benzinë, u mbeten më pak para për konsum tjetër. Pasojat për ekonominë janë natyrisht ngecja ose ulja e kërkesës për mallra konsumi.”

Çka nga ana tjetër shkakton rënien e të ardhurave nga shitja, rënien e fitimeve. Një rreth vicioz, siç duket. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Norbert Walter, kryeekonomist i Deutsche Bank sheh këtu një sfidë: Kur të kuptojmë se çmimi është i lartë dhe do të mbetet i tillë, atëherë do të vrasim mendjen sesi mund t'i izolojmë më mirë shtëpitë për shembull ose mos ka burime alternative.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›