E Shtunë, 31 Tetor 2026

"NATO, moj, na bëj një nder...!!!"

  Tani që ftesën e morëmShpejt do jemi dhe anëtar,NATO do të qajmë pak halletT'na kurosh ti sa më parë.Fishekët që do të japimNuk do jenë më të skaduarVetëm ec na bëj dermanNga sëmundja e mallkuarShfrytëzoje fuqinë tëndeParatë dhe armët që keHajde dil këtej një xhiro,Bëj një nder edhe për ne!Shpik një armë super-moderneVetëm për Shqipërizën tonëQë të vrasë gjithë gënjeshtratQë xha Sala na tregon.Se kjo rruspë e korrupsionitNa është shnd'rruar në rruspi-eDje mbuluar me çarçafSot më ngrohtë, nën batanije! Jo nuk duam ndihmë tjetërSe armiq nuk kemi mëNa ka pjellë me gënjeshtarinE vërteta nuk bën zë.Thotë kam shfryrë administratën!Thotë kam vrarë monopolinFlet për shpikje atomikeKape NATO, lidh kaqolin!Ka dal xhiro ShqipërisëEmrin tënd në gojë e ballëRrusp'e antikorrupsionitËshtë bërë kalë gërdallë.Na ka hyrë virus gënjeshtraTë gjithë jemi infektuarNdaj, kush flet sot seriozishtE tallin me këmbë e duar.NATO, po s'gjete ilaçinVeten më qafë e ke marrëNuk keni një shtet anëtarPo tre milionë gënjeshtarë.Do u bëjmë më keq nga vetjaËshtë për t'u shqetësuarE patë si ua morëm ftesën?Asnjë kusht s'kishim plotësuar.U gënjyem, u prrallisëmMendjen dhallë ua kemi bërëPo nuk na kuptuat shpejtDo shndërroheni të tërë.Me shaka na morën grekëtHashashin kur na e dhanëTani që ua çojmë me mushkaMu si barin po e hanë.Edhe italianët skafinMe shaka na i mësuanPastaj vunë duart në kokëEdhe detin e mallkuan!Është bërë hataja fareVeç gënjeshtra tek në ngjitSi një 1 Prill, vitin komplet Po e shtyjmë ditë për ditë.Mos e merrni me të tallurShpikni armë ta ndaloniPastaj mos më ngrini supet!!!S'dinim gjë, mos më thoni…!!!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›