Rritja e çmimit të naftës, valë protestash në të gjithë Europën
Evropa është përfshirë nga një valë e madhe protestash. Shkaku këtë radhë duket se është rritja e madhe e çmimeve të karburanteve, të cilat për herë të parë, kanë arritur nivelet më të larta, në një kohë që bursat paralajmërojnë nivelin 200 $ për fuçi. Sipas të dhënave, vende si Spanja, Franca, Britania e Madhe, janë përfshirë nga një valë e madhe protestash, në të cilat kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e qeverisë në stabilizimin e çmimeve. Ndërkaq, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Tregtarëve, vetëm përsa i përket 5 viteve të fundit kostoja e prodhimit të arit të zi ka shënuar një rritje me 300 %. I vetmi që ka reaguar nga kjo situatë, ka qenë Komisioni Evropian, i cili nëpërmjet një deklarate zyrtare ka premtuar ndihmë financiare, por duke shprehur edhe nevojën e hartimit të një strategjie.