E Diel, 1 Nëntor 2026

Klubet në 2012, më pak futbollistë të huaj

 

Organizata botërore e Futbollit, FIFA ka votuar me shumicë votash nje rregullore të re. Rregullorja thote se deri në vitin 2012 ekipet e futbollit t'i fillojnë të gjitha ndeshjet me të paktën gjashtë lojtarë vendas dhe më së shumti pesë të huaj.

Kryetari i FIFA-s, Sepp Blatter tha se ‘shpreson që kërkesa e re të zbatohet gradualisht’. Blatter tha se deri në sezonin futbollistik të vitit 2010, ekipet do të duhej të fillojnë ndeshjen me katër lojtarë lokalë dhe shtatë të huaj. Në vitin 2011, kuota do të jetë pesë lojtarë vendorë dhe 6 të huaj. Per te arritur ne vitin 20012 qe ekipet e futbollit te kene ne perberjen e tyre 6 lojtare vendas dhe pese te huaj.

Rezoluta u miratua sot në kongresin e FIFA-s në Sidney të Australisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›