Rritja e energjisë, Beqja: Do të thellohet kriza
Partia Socialiste kundërshtoi sot rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke deklaruar se do të thellojë krizën ekonomike për çdo familje dhe biznes në Shqipëri.
Deputeti Ilir Beqja tha se qeveria shqiptare jo vetëm që ishte në dijeni por ishte pjesë e këtij procesi.
"Ndryshe nga sa pretendon qeveria, vendimi për rritjen e çmimit të energjisë është marrë kohë më parë se të përfundonte procesi i privatizimit të OSSH. Madje ky vendim gjendet edhe në anekset e kontratës mes palës shqiptare dhe ÇEZ. Në këtë kontratë Sali Berisha ka vendosur se çmimi i energjise do të rritet me dy shifra çdo vit deri në vitin 2014", u shpreh Beqja.
Ai tha se të vërtetën për rritjen e çmimit të energjisë e zbuloi dje OSSH-ja, atë që-sipas Beqjes-qeveria e kishte fshehur muaj të tërë. "Sot shqiptarët do të përballen me një tjetër shtrenjtim të kostove të jetesës. Një tjetër faturë e shtrenjtë për çdo shqiptar , dhuratë nga Sali Berisha për vitin e ri. Këto janë pasojat e një qeverie që nuk përfaqëson vullnetin e shumicës dhe që mashtron", vijoi ai.