Pse mësuesit i prenë gishtat, policia zbardh ngjarjen: U bë për hakmarrje
Policia e Tiranës zbardh më në fund pengamrrjen e ndodhur një javë më parë në kryeqytet ku u arrestuan pesë persona mes tyre edhe një punonjës i patrullës së përgjithshme. Sipas burimeve mësohet se personi me iniciale E.E i cili është marrë peng është mësues i kitares në liceun e Tiranës. Shkak për marrjen peng të tij sipas policisë ishte borxhi prej 1 mijë euro që mësuesi u kishte pengmarrësve. Madje këta të fundit kanë arritur që t'i presin edhe gishtat mësuesit të kitares për shkak të borxhit. Por mësohet sipas policisë që edhe pengu ka qenë person problematik. Kohët e fundit ai ka mashtruar shumë persona duke u marrë shuma parash me premtimin se do të mund tu nxirrte vizë për jashtë Shqipërisë. Madje jo vetëm kaq edhe në shkollën ku ai jepte mësim kohët e fundit nuk e frekuentonte vazhdimisht duke bërë që drejtoria e kësaj shkolle ti heq të drejtën e rrogës për 2 muaj. Kështu sipas policisë mashtrimet si dhe borxhet e marra nga mësuesi i kitares emri i plote i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye etike ka dërguar pengmarresit ta marrin peng si dhe ti presin edhe gishtat e për afro një javë mësuesi i kitares nuk është paraqitur në shkollën ku jepte mësime për kitare.