E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rritja ekonomike me 3.2% në prill-qershor, ndikim pozitiv ndërtimi dhe tregu i pasurive të paluajtshme

Ekonomia shqiptare u rrit në nivelin e 3.2% gjatë harkut kohor prill-qershor, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2022.

Kontributin pozitiv në këtë rritje vijojnë ta japin sektorët e ndërtimit dhe pasuritë e paluajtshme, që mbajnë në këmbë ekonominë.

Ndërsa performanca e sektorëve të tjerë të rëndësishëm si bujqësia dhe industria është në rënie.

Në tremujorin e parë të vitit rritja ekonomike ishte në nivelin e 2.7 përqind, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Qeveria parashikon që në këtë vit ekonomia e vendit të rritet në 3.7%, nga 4.8% që ishte në 2022.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›