E Martë, 3 Nëntor 2026

Korrja e misrit/ Në Kukës prodhimi i mbarë, fermerët ankohen për mungesën e punëtorëve

Misri është në fazën e korrjes e fermerët janë në ara. Duket se prodhimi është i mbarë këtë sezon dhe moti ka qenë favorizues në këtë drejtim.

Bujku Mehdi Axhami, dikur drejtonte brigadat në ish-ndërmarrjen bujqësore. Me nostalgji kujton prodhimin e dikurshëm, ndërsa tashmë e ka të pamundur të mbjellë toka e tij.

Ai shpreh keqardhje se sot, ka shumë pak persona që merren me bujqësi e blegtori, me të rinjtë që kanë zgjedhur emigrimin si mundësi për të ardhmen e tyre.

“Atëherë ka qenë e organizuar puna, me disiplinë, njerëzit kryesisht të rinjtë kanë ikur të gjithë”,  shprehet bujku.

Bujku tregon se shumë toka rrezikojnë të mbeten dierrë, pasi fermerët kanë probleme të shumta në sigurimin e lëndës së parë dhe fuqisë punëtore.

Gazetar: Marjo Merhori

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›