Rritje e cmimit te energjise
Enti Rregullator i Energjise Elektrike ka dale perpara mediave per te deklaruar se nuk ka asnje plan konkret per te rritur cmimin e energjise elektrike ne vitin 2011.
ldquoEnti si i vetmi institucion vendimmarres nuk ka deklaruar se do te kete rritje te cmimit te energjiserdquo tha drejtori Juridik i ERE-s Eduart Elezi.
Por Elezi nuk e ka perjashtuar mundesine per rritjen e cmimit. Sipas tij Enti do te vendose vetem pasi te kete shqyrtuar aplikimet e OSSH dhe KESH per rritjen e cmimit.
Diskutimet per rritjen e cmimit te energjise rikthehen ne cdo fund viti. Prej disa vitesh me radhe konsumatoret po perballen me rritje te vazhdueshme te cmimit te energjise gjithmone nen argumentin e perafrimit te kostove me tarifat. Cmimi mesatar i energjise elektrike eshte aktualisht 9.53 leke per kilovat ore ose 2.8 here me i larte nga sa ishte ne vitin 2000.