Pa ndihme rreth 80 e te varferve

Vetem me keto shifra pretendimi i herepashershem i qeverise se demokrateve per politika sociale ne mbeshtetje te shtresave te varfera duket i drejte. Por a ka ndihmuar kjo rritje e shpenzimeve sociale ne permiresimin e jeteses se shtresave ne nevoje.
Ne nje prezantim te paraqitur para pak kohesh ne Tirane nga ekspertet e Bankes Boterore institucionit me te specializuar ne bote per luften ndaj varferise rezultonte se se nga i gjithe fondi qe qeveria jep per ndihme ekonomike vetem 56 per qind e tij shkon per ata qe jane me te vertete te varfer.
Pjesa tjeter qe eshte gati sa gjysma perfitohet ne menyre te padrejte nga familje qe nuk jane te varfera. Akoma edhe me tronditese jane rezultatet e nje ankete te kryer po me ndihmen e Bankes Boterore ku jane pyetur 122 mije individe te varfer me te ardhura mesatare nen dy dollare ne dite. Rezultati ishte se vetem 22 per qind e tyre perfitojne nga ndihma ekonomike. Pjesa me e madhe e te varferve ne Shqiperi sipas ketij anketimi nuk perfitojne asnje ndihme financiare. Ne vitin 2006 qeveria tentoi te reformonte skemen e ndihmes per te nxjerre prej saj qytetaret qe nuk e meritonin te ishin.
Por keto dy tregues konfirmojne perundimisht nje dyshim te hershem ate qe nje pjese e mire e fondeve te ndihmes ekonomike nuk shkon tek te varferit por ndoshta perdoret nga njesite vendore edhe per qellime politike.
Dhe nese shifrat qe jep banka pasqyrojne plotesisht realitetin behet fjale jo pak por per nje shperdorim prej rreth 70 milione dollaresh abuzim ne nivele te peraferta me vjedhjet e energjise ne rang vendi.