Rritje rekord pagash e pensionesh për 800 mijë familje
Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike, konfirmoi dje vendimin e Qeverisë për rritjen e ndjeshme të pensioneve, ndihmës ekonomike dhe rrogave në datën 1 korrik, vendim prej të cilit do të përfitojnë rreth 800 mijë familje shqiptare. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, kryeministri Berisha informoi mbi këtë vendim, i cili ende po përgatitet nga qeveria dhe që sipas tij, tejkalon plotësisht zotimin e bërë më parë shqiptarëve. Kreu i qeverisë vuri në këtë kuadër në dukje
se kjo është rritja më e madhe e rrogave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike, e cila tejkalon qartë barrën e inflacionit në të gjitha shtresat dhe lehtëson jetën e përditshme. Duke informuar mbi rritjen e pensionit për 520 mijë pensionistët shqiptarë, Kryeministri u shpreh, se “për të kompensuar inflacionin për 170 mijë pensionistët në fshat, ku pensioni minimal është rreth 63 mijë lekë, qeveria do të vendosë një rritje prej 15 përqind të pensioneve”. “Për pensionet e qytetit, ku pensioni minimal ka vlerën 110 mijë lekë, qeveria do të vendosë një rritje prej 10 përqind. Rritja e pensioneve e tejkalon qartësisht peshën e inflacionit dhe nga data 1 korrik bën që shqiptarët të kenë pensionin minimal jo më 100 USD, siç e patëm premtuar, por 100 euro”- tha me tej shefi i ekzekutivit. Ndërsa, lidhur me rritjen që do të pësojë ndihma ekonomike, kryeministri Berisha u shpreh se do të ketë një rritje prej 10 përqind për mbi 90 mijë familje që marrin ndihmë ekonomike. Ndërkaq kreu i qeverisë vuri në dukje se “do të ketë një rritje të pagave me 14 përqind për 44 mijë arsimtarë, rritje e cila garanton dyfishimin brenda mandatit qeverisës për pagat e të gjithë mësuesve të Shqipërisë”. “Në vitin 2009 ne realizojmë dyfishimin e rrogave të arsimtarëve, ku një mësues që merrte 200 mijë lekë do të marrë 400 mijë lekë në mbyllje të mandatit tonë të parë. Ne do të dyfishojmë rrogat e 12 mijë infermierëve me një rritje të ndjeshme, e cila do të jetë 14-15 përqind, por skema është garantuese për dyfishim të plotë të rrogave të tyre deri në fund të mandatit qeverisës” tha kryeministri Berisha. Gjithashtu, sipas tij, “do të rriten rrogat e të gjithë rrogëtarëve të tjerë për të përballuar inflacionin dhe në këtë kuadër një rritje prej 4 përqind do të pësojnë rrogat e larta dhe me 7 përqind do të rriten rrogat e tjera”. “Po zhduket pra problemi i rrogave që instaluan paraardhësit tanë, ku një zyrtar i lartë merrte sa 62 pensionistë apo sa 30 rrogëtarë”- vijoi më tej kryeministri, duke theksuar se një rritje të ndjeshme thelbësore do të pësojnë edhe rrogat e ulëta në sektorin privat. Në këtë drejtim, kreu i qeverisë u shpreh se nga data 1 korrik e tutje nuk do të ketë rrogë nën 170 mijë lekë në Republikën e Shqipërisë. Sipas tij, përcaktimi i rrogës minimale të një vendi është detyrim për të gjitha vendet, madje edhe në SHBA që është vendi frymëzues i liberalizimit. Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha shprehu mirënjohjen më të thellë për punonjësit e tatimeve dhe doganave, të cilët, sipas tij, "bënë të mundur konkretizimin e kësaj politike. “Me disiplinën dhe performancën e tyre ata kanë realizuar dhe kanë tejkaluar edhe këtë vit planin shumë ambicioz që kanë patur. Ne nuk po i vjedhim paratë, por po i mbledhim, sepse paratë kanë qenë, por avullonin nëpër xhepat e të tjerëve, kurse sot mblidhen dhe shndërrohen në rroga, pensione, ndihmë ekonomike, pra po shndërrohen në projekte”- tha Kryeministri Berisha.
Të ardhurat e kënaqshme në tatim-dogana dhe privatizimet strategjike, garanci për buxhetin suplementar të 2008-s/Shtimi i dukshëm i investimeve publike si dhe mbajtja, madje tejkalimi i premtimit elektoral në fushatën e vitit 2005, për rritjen e nivelit të pagave dhe pensioneve, janë mundësuar sigurisht nga rritja e nivelit të ardhurave në tatime dhe dogana. E pikërisht si rrjedhojë e rritjes së performancës në këto dy institucione të kthyer në emblemën e korrupsionit e rryshfetit në 8 vitet e qeverisjes së majtë, u mundësua që të kurseheshin qindra milionë dollarë të cilat tashmë nuk do të shkonin ne xhepat e zyrtarit të rradhës të korruptuar apo shefit në tij në kupolën qeveritare, por do të shpërndaheshin sipas një skeme që kishte mbi të gjitha parasysh ndihmën ndaj shtresave më në nevojë, ne xhepat e qytetarëve shqiptarë. Kështu në seancën plenare të 25 korrikut të vitit 2006, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me shumicën votash buxhetin e parë shtesë prej 130 milionë dollarësh, buxhet që sipas kreut të qeverisë Berisha shënonte “shkëputjen nga sistemi i shpërdorimit të parave të taksapaguesve dhe vendosjen e sistemit të mirëadministrimit të tyre” dhe se vinte si pasojë e krijimit të hapësirave në treg dhe forcimin e shtetit ligjor nga njëra anë dhe goditja e klaneve të krimit dhe të ardhurave që vinin nga veprimtaritë të paligjshme, nga ana tjetër. Pavarësisht stigmave periodike të opozitës që e klonsideronte dokumentin financiar shtesë kryesisht si produkt të arbitraritetit të struktuturave shtetërore ndaj sipërmarrjes së lirë private, Bordi i Drejtorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar shprehu konsiderata shumë positive, duke e miratur unanimisht atë. Po në korrik të një viti më pas, Kuvendi u thirr që të votonte një tjetër buxhet suplementar, këtë herë në nivelin e 28 miliardë lekëve të reja ose 300 milionë dollarëve amerikanë. Ministri i Financave, Ridvan Bode, do të deklaronte në seancë plenare se buxheti shtesë bazohej në burimet shtesë të të ardhurave që vinin nga administrimi i mirë fiskal dhe nga përdorimi i fondeve të Albtelekomit në masën 14.2 miliardë lekë, rritjen e të ardhurave tatimore dhe jo tatimore me 13 miliard lekë, pakësimin e shpenzimeve për interesa ( kosto e shërbimit të borxhit publik si rezultat i miradministrimit të tij) me 1.7 miliardë lekë, rialokimin e shpenzimeve kapitale në zërat që nuk kanë bërë progres dhe që nuk mund të realizohen për 1.2 miliard lekë si dhe çlirimit të fondit të kontigjencës me 7 miliardë lekë. Edhe këtë vit rritjes së vazhdueshme të të ardhurave do t’i shtohen fondet e akumuluara nga privatizimet strategjike të kompanisë shtetërore të naftës dhe gazit, ARMO si dhe i Divizionit të Shpërndarjes të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.
Alket Goce