Rrjedhja e dokumenteve të Pentagonit/ Blinkeni telefonon Kulebën: SHBA, partner i besueshëm i Ukrainës

Ministri i Jashtëm i Ukrainës thotë se sekretari amerikan i shtetit “ripohoi mbështetjen e hekurt” në thirrje
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka siguruar Ukrainën për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara pas rrjedhjes së dokumenteve të klasifikuara të Pentagonit.
Qëndrimin e Blinkenit e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Gjatë një telefonate Blinken me Kulebën, ai i ka shprehur “mbështetjen e SHBA-ve dhe kundërshtoi me forcë çdo përpjekje për të hedhur dyshime mbi aftësinë e Ukrainës për të fituar në fushën e betejës” shkroi Kuleba në Tëitter, duke shtuar se SHBA “mbetet partneri i besueshëm i Ukrainës”.
Diskutimi mes Blinkenit dhe Kulebës vjen pasi një numër i madh dokumentesh të klasifikuara të Pentagonit u publikuan në internet javët e fundit, transmeton CNN.
Disa zbulojnë dobësitë kryesore në armatimin, mbrojtjen ajrore dhe përmasat dhe gatishmërinë e batalioneve të Ukrainës në një pikë kritike të luftës, ndërsa forcat ukrainase përgatiten për të nisur një kundërofensivë kundër rusëve – dhe ashtu si SHBA dhe Ukraina kanë filluar të zhvillojnë një marrëdhënie reciproke besimi mbi ndarjen e inteligjencës.
/rtsh.al/