Lufta në Ukrainë/ Senati amerikan kërkon llogari për rrjedhjen e dokumenteve të Pentagonit

Drejtuesi i Senatit amerikan i ka kërkuar Senatit informacione të detajuara mbi rrjedhjen e dokumenteve e Pentagonit për luftën në Ukrainë.
Zëdhënësi i drejtuesit të shumicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer ka kërkuar informacione nga të gjithë senatorët mbi dokumentet amerikane që përmbajnë informacione për luftën në Ukrainë.
Departamenti i Mbrojtjes është ende duke e shqyrtuar çështjen dhe ka ndërmarrë hapa për të shtrënguar rrjedhën e dokumenteve të tilla shumë të ndjeshme, të cilat zakonisht janë të disponueshme në çdo ditë të caktuar për qindra njerëz në të gjithë qeverinë, transmeton CNN.
Teksa Pentagoni ka ngritur një grup pune për të vlerësuar ndikimin e rrjedhjes së informacionit, zyrtarët e SHBA dhe aleatët e ngushtë kanë frikë se zbulimet mund të rrezikojnë burime të ndjeshme dhe të komprometojnë marrëdhëniet e rëndësishme me jashtë.
/rtsh.al/