E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rrjedhja e planeve të luftës në Ukrainë nxit hetimin e Pentagonit

Pentagoni po heton atë që duket të jetë informacion i klasifikuar ushtarak të SHBA-ve dhe NATO-s rreth Ukrainës që qarkullon në mediat sociale, tha një zyrtar i Pentagonit.

Zyrtarët amerikanë thonë se dokumentet janë “rrjedhje” të vërteta, pjesë e inteligjencës të prodhuar nga Pentagoni për luftën, por duket se dokumentet janë redaktuar në disa vende.

Zëvendës sekretarja për shtyp e Pentagonit, Sabrina Singh nuk dyshon mbi legjitimitetin e dokumenteve, por tha në një deklaratë se Departamenti i Mbrojtjes është “në dijeni të raporteve dhe postimeve në mediat sociale dhe Departamenti po shqyrton çështjen”.

Shfaqja e dokumenteve, qofshin të vërteta apo jo, ka rritur fokusin se kur do të fillojë kundërofensiva e planifikuar ukrainase.

Një imazh që ka qarkulluar në kanalet ruse të Telegramit është një foto e një kopjeje në letër të një dokumenti të titulluar “Ndërtimi i fuqisë luftarake të UAF nga SHBA, Aleate dhe Partnere”.

Dokumenti, i cili është i muajit shkurt dhe i shënuar si sekret, liston sasitë e disa sistemeve të armëve perëndimore që ka aktualisht në dorë Ukraina, ofrimin e parashikuar të sistemeve shtesë dhe trajnimin që Ukraina ka ose pritet të përfundojë mbi sistemet citon CNN.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›