E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Në Premier i janë “shkarkuar” 12 kolegë, Guardiola tregon sekretin

Në vigjilje të transfertës delikate me Southampton, Josep Guardiola ka gjetur kohë për të zhdramatizuar situatën pas një pyetje që i bëri një gazetar, i cili ishte kurioz të dinte se si është e mundur që katalanasi nuk është shkarkuar kurrë në klubet ku ka punuar.

“Do të tregoj një sekret, të cilin e mbaj prej shumë kohësh… ne fitojmë ndeshje. Nesë nuk do të fitonim ndeshje, unë do të isha shkarkuar shumë kohë përpara. Nuk qëndroj në këtë post se i kam flokët më të bukura se të tjerëve. Unë nuk jam shkarkuar kurrë pasi kam fituar shumë ndeshje”, tha Guardiola.

Në këtë sezon të Premier League-s kanë qenë plot 12 kolegë të tij, të cilët kanë lënë punën për shkak të ecurisë të dobët të skuadrave respektive. Në komentin e tij Guardiola theksoi se gjërat kanë ndryshuar shumë me kalimin e viteve. “Mbaj mend se kur isha i ri në Angli menaxherëve u jepej më shumë besim. Pronarët e klubeve dhe drejtorët sportivë tani kanë humbur durimin pasi janë nën trysni dhe në momemtin që nuk vijnë rrezultatet menjëherë gjejnë shkaktarin tek trajneri”, argumentoi trajneri i City-t.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›