Rrjeti kulturor i Prizrenit

“Objektivat themelorë të punës së Rrjetit në Prizren përfshijnë: pasurimin e jetës kulturore, ngritjen e cilësisë së aktiviteteve ekzistuese kulturore, strukturimin e ofertës kulturistike, përmirësimin e politikave kulturore në nivel komunal, menaxhimin e decentralizuar të kulturës, diversifikimin e financimit të aktiviteteve kulturore dhe nxitjen e qytetarisë aktive dhe të përgjegjshme”, thuhet në komunikatë.
Anëtarësia e Rrjetit përbëhet nga organizatat jo-qeveritare të kulturës (dhe fushave ndërlidhëse), artistët dhe aktivistët e kulturës. Anëtarësia e Rrjetit nuk do të jetë e kufizuar dhe ajo do të zgjerohet gjatë gjithë kohës me përfshirjen e anëtarëve të ri.
Aktivitetet e para të Rrjetit, të cilat do të realizohen gjatë vitit 2012 janë kalendari kulturor turistik i Prizrenit, hulumtimi mbi kapacitetet dhe nevojat e sektorit të kulturës së pavarur në Prizren, strategjia për kulturë (dhe turizëm kulturor) e Prizrenit, debati mbi politikat kulturore lokale etj.