Kthehet në skenë Inva Mula

Ndonëse do të kishte dashur të rrinte më shumë pranë Ninës së vogël, sopranoja është e ndërgjegjshme se skena nuk t’i fal mungesat e gjata, aq më tepër që përgjatë kësaj periudhe asaj i është dashur të anulojë disa projekte, siç është ai i “Pagliacit” në Operën e Parisit, e cila u shfaq përgjatë muajve prill e maj.
Sopranoja shqiptare do të kthehet në skenë me rolin e Mimisë, në operën e “La Boheme” të Giacomo Puccinit në Les Chorégies d’Orange. Do të jetë pikërisht amfiteatri antik roman në Orange, i cili do të mirëpresë sopranon shqiptare e, bashkë me të, edhe emra të tjerë të mëdhenj të operistikës botërore, që do të interpretojnë në këtë skenë prej 6 mijë spektatorësh, përgjatë një muaji.
Sipas të përditshmes franceze “Lë Figaro”, “sa u përket solistëve, është e vështirë të ëndërrosh më të mirë: Roberto Alagna, Patrizia Ciofi, Diana Damrau, Inva Mula, Vittorio Grigolo…”.