E Diel, 1 Nëntor 2026

Bakaj-Gjikes Nxirr faktet mos akuzo kot

Por ashtu sic pritej Elis Bakaj eshte mbrojtur per fotot e publikuar ne media ku jepeshin qarte festimet e lojtareve. E mbi te gjitha ai e ka quajtur debat normal ate me kapitenin Pisha pas humbjes. Bakaj shpreson qe Dinamo te kthehet te fitorja ne ndeshjen me Flamurtarin duke lene menjane keshtu edhe Skenderbeun.
Nje performance e mire ne ndeshjen ndaj Maqedonise
Jo vetem une por te gjithe lojtaret e rinj qe u aktivizuan ne ate ndeshje treguan se duhet te na jepet me shume dora apo mundesia e aktivizimit. Sepse vetem keshtu ne mund te tregojme ne fushen e lojes ato qe dime te bejme. Na u dha mundesia dhe treguam veten se kemi per te dhene per kete kombetare.
Nje gol do te ishte nje plus i madh per juaj....
do njeri kerkon qe te shenoje me ekipin kombetar por kjo eshte dhe pune fati. Ndoshta ne nje ndeshje tjeter mund ta gjej dhe golin. Ndaj kembengul ne faktin qe duhet te na jepet me shume mundesi per te treguar vlerat tona pse jo dhe per te shenuar per fanellen kuqezi.
Le te kalojme te Dinamo. Keni humbur ne Korce por me pas jeni pare ne foto duke festuar me rivalet cili eshte komenti juaj
Fotografite nuk kane lidhje me futbollin sepse pas ndeshjes cdo lojtar eshte i lire te beje cte doje. Ne pak a shume njihemi me lojtaret e Kategorise Superiore dhe nese do ti shohim ne nje ambient te tille sigurisht qe do te qendrojme bashke. Ne nuk eshte se kemi fituar sepse kemi qene te merzitur per humbjen. Por futbolli keshtu e ka dhe nuk duhet mbajtur mendja te ajo qe ka ndodhur por te ndeshja qe vjen pas.
Nuk eshte nje situate normale per Dinamon apo jo
Futbolli keshtu eshte ndaj ne Shqiperi nuk ka diferenca mes skuadrave sepse te gjitha mund te marrin pike dhe te gjitha mund ti mundesh me lehtesi. Une nuk them qe jemi ne gjendje kritike sepse kemi ne skuader nga lojtaret me te mire ne Shqiperi. Edhe stervitjen jemi duke e bere normalisht keshtu qe nuk ka gje te ne heqe nga pretendimi per kampion.
Debatet me kapitenin Pisha
Jane gjera normale dhe nuk ka asgje te vertete nga ato qe thuhen. Me teper i fryn media sesa jane reale. Sepse une e kuptoj qe mediat duan te shesin dhe gazetat ndonese nuk jane te verteta. Nuk e vras mendjen shume sepse nuk ka ndodhur asgje.
Te dielen perballe Flamurtarit
Ne do te shkojme per te fituar. shte nje ndeshje e veshtire teksa e respektojme Flamurtarin dhe duhet te japim maksimumin qe te dalim me sukses ne kete ndeshje.
Se fundi presidenti i Flamurtarit Shpetim Gjika ka akuzuar per trukim te ndeshjes me Skenderbeun...
Une nuk e di se cfare mendon ai. Por une kam pershtypjen qe nuk mund te flitet per shitje ndeshje pa pasur fakte. Edhe une mund te flas per ndeshje te trukuara por nuk mund te deklarohem perderisa nuk kam fakte. Para se te flasin le te nxjerrin faktet. Pa fakte nuk e shoh te drejte te akuzosh.

Gjergj Vyshka

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›