E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrogozhine banoret padisin bashkine

Banorët e një lagjeje të Rrogozhinës e paditen në gjykate bashkine për të penguar kthimin e një zone pranë banesave të tyre në landfill për mbeturinat.

Bashkia prej 20 ditesh nderpreu punimet sepse ne gjykaten e Durresit nisi procesi. Tashme eshte zhvilluar vetem seance e pare degjimore. Derisa gjyqesori te vendose per ndertim ose jo te fushes se mbetjeve bashkia Rrogozhine eshte duke vuajtur koston e mungeses se vend grumbullimit te mbetjeve. Drejtuesit lokale te Rrogozhines mbrojne vendimin per ndertimin e ketij vendgrumbullimi te mbeturinave.

Banoret e periferise se Rrogozhines protestuan duke bllokuar edhe rrugen qe po ndertohej per kete vend mbeturinash. Ata ankohen se mbeturinat do t'ju shkaterrojne tokat me te cilat jetojne. Hedhja e mbeturinave ne nje territor te caktuar per Bashkine Rrogozhine mbetet nje problem ende i pazgjidhur edhe pas 22 vitesh. Deri disa muaj me pare mbeturinat hidheshin ne lumen Shkumbin duke shkaktuar nje ndotje alarmante.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›