E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrok Gjoka paraqitet në SPAK për të dëshmuar në dosjen ndaj Belinda Ballukut

Pronari i kompanisë Gjoka Construction, Rrok Gjoka, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku është thirrur për të dhënë dëshmi në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas informacioneve, dëshmia e tij lidhet kryesisht me hetimet për projektin e Tunelit të Llogarasë dhe atë të Unazës Veriore të Tiranës, dy prej investimeve më të mëdha infrastrukturore të viteve të fundit.

Kompania Gjoka Construction është një nga përfitueset më të mëdha të tenderëve publikë të akorduar nga qeveria, duke realizuar një sërë kontratash në sektorin e infrastrukturës rrugore.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›