Tiranë: Shkoza 10 ditë pa ujë
Prej më shumë se 10 ditësh, 400 familje në zonën e Shkozës në Tiranë nuk kanë ujë të pijshëm. Disa prej tyre tregojnë se ndërprejet me ujin kanë muaj që vazhdojnë. Për këtë problem këta familjarë vendosën të protestojnë duke kërcënuar se do të bllokojnë rrugën nëse ky shqetësim nuk merr fund.
Protesta prej disa orësh ka alarmuar drejtorin e përgjithshëm në Ujësjellës Kanalizime Seit Dollapi, i cili u bë pjesë e debatit me banorët.
Kreu i ujësjellsit të Tiranës thotë se shkak për mos furnizimin e banorëve me ujë janë tubacionet e amortizuar dhe ndërhyrjet në rrjet.
Sipas Dollapit në këtë zonë ka mjaft familje që funziohen me ujë të pijshëm në mënyrë informale. Për të cilat nga kjo shoqëri do të ushtorohen kontrolle dhe do te ketë penalzime.