E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrokaj: Tarifat e regjistrimit nuk ndryshojnë në fakultete

Dhe këtë vit të ri akademik studentët nuk do të paguajnë asnjë lekë më tepër për të vazhduar studimet e tyre. Fakultetet në vend i kanë propozuar Ministrisë së Arsimit për të mos ndryshuar trarifat e pagesës për shkollat. Këtë e ka pohuar dhe dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Shezai Rrokaj.

Ndër te tjera dekani i këtij fakulteti bëri me dije dhe kuotat për vitin e ri akademik. Më herët në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u shqyrtua vendimi për kuotat e pranimeve për studimet me kohë të pjesshme. Këtë vit do të ketë rritje të numrit të studentëve që do të ndjekin edukimin në ciklin e lartë arsimor, si me korrespondencë, part-time, ashtu edhe në distancë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›