E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga Ali Demi, 5 ditë pa ujë

Banorët e zonës depozitojnë ankesat. Drejtoria e Ujësjellësit, drejt gjetjes së defektit

Banorët e një prej zonave më të njohura të Tiranës, ata që banojnë në bllokun e rrugës “Ali Demi”, prej pesë ditësh nuk furnizohen me ujë. I njëjti problem ka ndodhur me ta edhe në fund të muajit dhjetor, kur rrëshqitja e një masivi dheu shkaktoi dëmtimin e një rrjeti tubacioni, për rrjedhojë disa prej zonave të kryeqytetit mbetën pa ujë. Ndërkohë që në Tiranë e vetmja zonë që ka kryer ankesë se prej ditësh nuk furnizohet me ujë të pijshëm është pikërisht rruga “Ali Demi”. Banorët janë në pritje të zgjidhjes së problemit, ndërkohë që Drejtoria e Ujësjellësit po kryen verifikimin e të dhënave, si edhe ka angazhuar specialistët për riparimin e defektit dhe sjelljen e furnizimit të rregullt me ujë në këtë zonë. Problemi i mungesës së ujit të pijshëm në këtë zonë të kryeqytetit është përsëritur disa herë.
Sipas banorëve, zgjidhja e dhënë deri tani ka qenë nëpërmjet mb Zona e “Ali Demit”, lagjet pranë tregut elektrik, Rruga e Elbasanit, por edhe Qyteti Studenti shpeshherë janë përfolur si zona problematike, jo vetëm për infrastrukturën e dëmtuar, por edhe për shkak të lidhjeve të paligjshme që Drejtoria e Ujësjellësit disa herë i ka shkëputur. Ndërmarrja e Ujësjellësit pak kohë më parë propozoi një rritje të çmimit të ujit, dyfishim të vlerës vetëm për banorët e Tiranës. Sipas sugjerimit, çmimi nga 20 të bëhej 40 lekë për metër kub ujë. Nga 20 lekë për metër kub, tarifa është propozuar që të bëhet 40 lekë për metër kub, në një mijë litra ujë. Shkak për këtë ndryshim të çmimit mësohet se është bërë nevoja për investime në sistem. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë ka aplikuar për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Entin Rregullator të Ujit, ndërsa pritet miratimi i kësaj kërkese nga Enti i Ujit. Tarifat e reja që propozohen do të jenë të diferencuara. Ato nuk janë të njëjta për të gjitha kategoritë, por e përbashkëta është se kërkohet rritja e çmimit. E vetmja kategori për të cilën Ujësjellësi i Tiranës nuk ka propozuar rritjen e çmimit janë furrat e bukës. “çmimi i ujit të pijshëm për furrat e bukës qëndron i pandryshuar, 95 lekë për 1 mijë litra ujë”, sqaroi zyrtarisht Ndërmarrja e Ujësjellësit.
Për entet buxhetore, çmimi i propozuar është 120 lekë për metër kub nga 75 lekë që është aktualisht. Për entet private, tarifa e re e propozuar është po 120 lekë për metër kub ujë, ndërsa çmimi i tanishëm është 95 lekë për metër kub.
150 lekë për metër kub është propozuar të bëhet çmimi i ujit për prodhimin e pijeve alkoolike, atyre freskuese, për kompanitë e prodhimit të ujit, për pishinat etj. Ndërsa për shitjen e ujit me shumicë, çmimi i këtij produkti do të rritet nga 6 në 10 lekë për metër kub ujë.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›